Vrau 28-vjeçaren në Lezhë, autori kërcënon familjarët e saj: Mirë ua bëra

parukjerja-lezheVrasësi i 28-vjeçares në Lezhë nuk është ndalur vetëm në kryerjen e këtij krimi, por kërcënon edhe familjarët e viktimës. Në një përballje me ta në korridoret e drejtorisë së Policisë së Lezhës, autori Alfred Nikolli ka kërcënuar familjarët e Etleva Ndojit se nuk është penduar për atë që ka bërë.

“Mirë jua bëra dhe do t’jua bëj prapë”, ka thënë ai. Ky reagim i autorit ka bërë që Policia e Lezhës të marrë masa duke mbajtur në izolim.

“News24” ka zbuluar atë çfarë 31-vjeçari, Alfred Nikolli ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje policia e Lezhës. Sipas bluve autori ka qenë ka qenë tepër konfuz dhe ka ndryshuar disa herë dëshminë. Ai ka pranuar se kishte një lidhje intime me 28-vjeçaren Etleva Ndoj, nënë e një fëmije, të cilën e vrau duke e ekzekutuar me plumb në kokë brenda parukerisë, të cilën thotë se ia bleu vetë.

“Unë ja bëra parukerinë dhe ajo nuk mund të më braktiste, ndaj dhe e vrava”. Deklarimet e tij kanë qenë të pakta, siç pohon Policia e Lezhës, ndërsa pritet që dëshmia e tij e plotë të merret nga Prokuroria e Lezhës, e cila ka marrë në ndjekje çështjen.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-elbasan

Arrestohet hajduti i banesave në Elbasan, 5 vjedhje në një muaj (Emri)

Policia e Elbasanit ka arritur të ve në pranga një 30 vjeçar ...