FOTO/ Automjeti bie në lumë, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

28
Kliko per me shume info

aksident-kamioncina-policiNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:35 dhe për pasojë kanë vdekur dy persona dhe në tjeter është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur te ura që të con në fshatin Sopot, në vendin e quajtur Tre Çezmat”.

Kliko per me shume info

Një kamionçinë me targa AA 782 DH, që drejtohej nga shtetasi I.Z, ka rënë në lumin e Bulqizës nga ura që të çon në fshatin Sopot.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi Indrit Zeneli, 40 vjeç, nga fshati Sopot Bulqizë.

Në automjet udhëtonin dhe dy shtetas të tjerë ku njeri prej tyre shtetasi R.L ka mundur të shpëtojë dhe të lajmërojë Policinë dhe banorët për ndihmë.

Ndërsa shtetasi Edion Kola, 35 vjeç, banues në Sopot është transportuar me autoambulancë për në spital në gjendje shumë të rëndë por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor në vendngjarja po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here