Autobusi i shkollës përplaset me atë te udhëtarëve, 6 viktima

Bota

aksident-7-655x356Gjashtë persona humbën jetën dhe rreth 10 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Baltimore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës. Autobusi i një shkolle kaloi në krahun tjetër të rrugës dhe u përplas me një tjetër autobus udhëtarësh.

Sipas autoriteteve amerikane, për fat të mirë asnjë fëmijë nuk ndodhej në autobusin e shkollës në momentin e aksidentit tragjik, pasi mjeti sapo kishte nisur rrugën marrjen e nxënësve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes viktimave mësohet se është shoferi i njërit prej automjeteve me 5 udhëtarë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, policia amerikane njofton se gjithçka mbetet mister pasi në rrugë nuk ka shenja që tregojnë për ndonjë frenim të beftë apo ndonjë të papritur tjetër.

ME TE LEXUARAT