Autobusët ishin bosh, ja me cfarë erdhi në Tiranë kombëtarja e Izraelit

autobusii2016Rreth orës 18:30 të pasdites së sotme, Kombëtarja e Futbollit të Izraelit mbërriti në Tiranë nga aeroporti i Rinasit nën masa shumë të forta sigurie.

E gjithë autostrada u bllokua, ndërkohë ekipi izraelit udhëtoi me dy autobusë nga aeroporti në hotelin ku është akomoduar në qendër të kryeqytetit shqiptar i shoqëruar nga eskorta policore.

Por dy autobusët kanë qenë bosh dhe futbollistët kanë udhëtuar me të tjera mjete. Mësohet se Kombëtarja e Futbollit të Izraelit u transportuan nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ drejt hotelit në Tiranë me furgonë të ndryshëm.

Mirëpo, në dy autobusët nuk kishte asnjë pjesëtar. Kjo strategji ishte në kuadër të masave të forta të sigurisë se në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit do të kishte sulm terrorist.

Për këtë ngjarje, pak ditë më parë u arrestuan 4 persona, dy në Shkodër dhe dy në Dibër. Kjo është edhe arsyeja që u ndryshua stadiumi ku do të luhej ndeshja, nga Shkodra në Elbasan.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mario-gotze

Real-Dortmund, Mario Götze nuk udhëton me skuadrën

Borussia Dortmund është nisur pa një kampion bote në Madrid për ndeshjen ...