Athinë kapet banda që drejtohej nga Shqipëria, fitoi 19 milionë euro

Kliko per me shume info

Policia greke në Athinë ka shkatërruar një grup të madh kriminal, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë ky grup drejtohej nga një shqiptarë i cili jeton në Shqipëri.

Në njoftimin për shtyp nga policia greke thekson se organizata kriminale përbëhej nga 146 anëtarë, 97 prej të cilëve janë arrestuar. Ata trafikonin kanabis, heroinë dhe kokainë në Athinës.

Sipas policisë ky grup drejtohej nga shqiptarë i cili jeton në Shqipëri. Poshtë tij ishin dhe 4 shqiptarë që drejtonin degët e grupit kriminal.
droga-greke“Të ardhurat ekonomike që kishte fituar ky grup kriminal kapte vlerën e 19 milionë eurove. Kjo organizatë ka futur në Greqi 1 ton e 235 kg kanabis, 1 kg dhe 600 gram kokainë dhe një gjysmë kilogram heroinë” thuhet në njoftimin e policisë. “Vitet e fundit kjo organizatë dominonte tregun dhe trafikun e drogës në pjesën më të madhe të Athinës”.

Kliko per me shume info

Policia ka thënë se banda ishte e shtrirë në 7 nivele të ndryshme të cilët vepronin në mënyrë të pavarur ose të kombinuar duke mbuluar të gjithë aktivitetin e sektorit të drogës, duke nisur nga prodhimi, importi, ruajtja deri në shitjen e heroinës, kanabisit dhe kokainës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here