Atentorët e ekzekutimit të Nelgert Patës vrasës me pagesë, ja si u nxor në pritë

nelgert-pataGrupi hetimor një ditë pas ekzekutimit me breshëri kallashnikovi të Nelgert Patës, ka zbardhur detaje të reja. Sipas hetuesve të çështjes, 34-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim disa muaj më parë, është qëlluar për vdekje nga dy persona teksa ishte duke udhëtuar me automjetin tip “Volksëagen” me targa AA 1661Y. Dyshohet që atentatorët të jenë vrasës me pagesë, kjo për faktin se ata e kanë djegur automjetin e përdorur në krim për të humbur çdo gjurmë. Ndërkohë, po të njëjtat burime bënë me dije se dyshohet që viktima ndiqej të paktën prej tri ditësh nga autorët e krimit. Që prej të premtes, 34-vjeçari qëndronte në një hotel në Fier, vetëm 100 metra larg vendit ku ndodhi vrasja.

Mbetet mister se si Pata është nxjerrë në pritë nga vendi ku ai fshihej. Policia dhe prokuroria e Fierit janë duke hetuar intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Që nga pasditja e së dielës e deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena dhe Durrësi, por ende nuk është arritur të bëhet i mundur identifikimi i ekzekutorëve.

HETIMET
Nga kryerja e veprimeve paraprake hetimore ka rezultuar se Nelgert Pata i ruhej një atentati të mundshëm dhe për këtë arsye ai është “shpërngulur” me banim në periferi të qytetit të Fierit. Por, përpjekjet e 34-vjeçarit kësaj here kanë dështuar, pasi dyshohet që atentatorët ta kenë ndjekur nga pas. Këta të fundit, pasi kanë mësuar hotelin ku rrinte Pata, kanë studiuar lëvizjet që kryente ai për të organizuar më pas vrasjen. Sipas burimeve të mësipërme, dyshohet se dy vrasësit kanë pasur edhe një bashkëpunëtor që ka qëndruar përballë hotelit. Sapo 34-vjeçari ka dalë jashtë, autorët që qëndronin në një makinë të vjedhur tip “Mercedes”, janë sinjalizuar nga bashkëpunëtori i tyre, i cili u ka thënë se Pata ka hipur në makinën e tij “Volksëagen” dhe po shkonte drejt tyre.

Dy breshëri kallashnikovi janë zbrazur 100 metra larg hotelit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 gëzhoja. Vrasja e të riut nga Memaliaj ka shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërsa forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje. Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit ku rrinte viktima për të parë hyrje–daljet e tij, personat me të cilët ai shoqërohej si dhe individë të tjerë për të cilët mund të lindin dyshime. Njëra nga kamerat e sigurisë së hotelit ka fiksuar një fragment të skenës së krimit, por të dhënat nuk janë të mjaftueshme për rënien në gjurmët e vrasësve.

Ekspertët e çështjes kanë dyshime të arsyeshme se Nelgert Pata mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi autorët kishin bërë planin për mënyrën e eliminimit të tij. Për këtë do të zbardhen tabulatet telefonike të viktimës për të verifikuar se me kë ka folur ai para se të dilte nga hoteli. Gjithashtu, nga hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e së dielës ka rezultuar se makina me të cilën udhëtonte viktima nuk është e tij. Në çantën e Patës, ku mbante sende personale, policia ka gjetur çelësat e një automjeti, i cili është gjetur më pas në parkimin e hotelit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantë shqiptarë

Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në ...