Parandalohet atentati i dytë ndaj kryeministrit të Serbisë

Bota

Aleksandar-Vucic1-652x350Si pjesë e hetimeve për armët e gjetura në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, sot janë kapur armë në Beograd.

Armët janë kapur në një makinë “Renault Megan”, e vjedhur në Beogradin e Ri në janar të këtij viti, që gjendjen në një garazh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave serbe, në veturë ishin “strehuar” një automatik, sasi e madhe e municionit, 400 gram TNT e ndarë në dy kallëp, një detonator dhe një celular për aktivizimin e eksplozivëve nga largësia.

Zyrtarët serbë nuk kanë dal ende me komunikatë, nëse këto armë kishin të bënin me një atentat ndaj kryeministrit serb, por kapja e armëve ka të bëjë me kapjen e armëve pranë shtëpisë së Vuçiqit.

ME TE LEXUARAT