Atentat me tritol në banesën e Kanaparit, akuzon Elvis Rroshin

UntitledNjë ditë më parë njoftohet se një atentat me tritol është vendosur në banesën e Dritan Kanaparit, kryetarit të APk-së. Të dhënat treguan se banesa e ndodhur në lagjen numër 6 në Kavajë është gjendur një sasi prej 500gr tritol. Për median e shkruar, flet KAnapari duke rrëfyer se ky nuk është kërcënimi i parë ndaj familjes së tij, por se një vit e gjysmë më parë i kanë shembur banesën.

Intervista:

Ku ndodheshit ju në momentin që ndodhi shpërthimi në banesën tuaj?

Isha me djalin dhe disa miq të mitë, po pinim kafe si çdo darkë në një lokal në qendër të qytetit. Më ka marrë nusja në telefon dhe ishte shumë e shqetësuar, ishte duke qarë. Nuk po arrinte të më shpjegonte dot se çfarë kishte ndodhur dhe aty u tremba në fakt, mendova se do kishte ndodhur ndonjë gjë e rëndë, ndonjë aksident tek fëmijët. Kur shkova në shtëpi, mora vesh se kishte pasur një shpërthim të jashtëzakonshëm. Fatmirësisht nuk kishte dëme në njerëz dhe as dëme të mëdha materiale. U deformua dera dhe u bë një gropë.

 

Pse mendoni se ju kanë vendosur lëndë plasëse në derën e banesës? Mendoni se ka qenë ndonjë kërcënim ndaj jush?

Sigurisht që po, sepse unë nuk kam konflikte me njeri. Këtë gjë e kanë bërë për të më kërcënuar.

 

Ju personalisht keni ndonjë emër të dyshuar përsa i përket ngjarjes?

I dyshuari kryesor është kryetari i Bashkisë Kavajë dhe Ergys Hoxha. Këtë e di edhe policia dhe ulën kokën.

 

Çfarë keni deklaruar në polici?

Kam deklaruar të gjitha këto që po ju them edhe juve. Aty erdhën shumë punonjës policie. Ishte edhe vetë shefi i Krimeve të Tiranës. Në pyetje përveç meje u mor edhe ime shoqe, djali im, shokët e mi dhe të gjithë të pranishmit që kanë qenë aty. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm. Një koshmiut tim, iu shembën kompesatat e shtëpisë nga shpërthimi. Ndërsa, djali i fqinjës sime kishte qenë rreth 600 metra larg dhe na tha se e kishte dëgjuar shpërthimin. Ishte aq i fuqishëm, sa u trondit e gjithë lagja.

Cila është thirrja juaj?

Të zbardhet sa më shpejt. Ne nuk do tërhiqemi. Do ta vazhdojmë betejën deri në fund. Unë jam i dekoruar si “Pishtar i Demokracisë”, si protagonist në lëvizjet e para antikomuniste dhe kam qenë i arrestuari i parë në qytetin e Kavajës, më 29 janar 1990.

 

Keni pasur kërcënime më parë?

Po, kam pasur. Ka kohë që ka filluar beteja politike dhe kërcënimet ndaj meje dhe familjes sime. Një vit e gjysmë më parë më kanë shembur banesën dhe ka qenë haptas një shembje për arsye politike. Unë kam mbështetur kandidatin opozitar të PD-së. Aty filluan edhe kërcënimet, sepse unë administroj një faqe që quhet “Buletini i Kavajës”.

 

Çfarë ju janë shembur?

Kisha një ndërtesë. Një kat e kam pasur me leje dhe dy kate të tjera shtesë i kam pasur pa leje. Shumë njerëz më kanë sjellë ndërmjetës që më thoshin se, nëse ti nuk hesht, dhe nuk duhet të flasësh, sepse do të vijmë nga Tirana e do të të shembin objektin. Objekti im nuk kishte asnjë lloj motivi madhor për t’u shembur. Objekti që unë kisha, ishte që edhe vetë ALUIZNI i ka nxjerrë të parët në listë për t’u legalizuar dhe që nuk paraqisnin asnjë lloj problemi.

 

Po për dy katet që ju i kishit pa jele, a i kishit plotësuar dokumentet përkatëse për lejen e tyre?

Patjetër që po. Nuk kisha bërë vetëm disa dokumente ligjore, që nëse do i kisha bërë edhe ato, do t’i kisha hedhur në gjyq dhe do t’u kisha nxjerrë pengesa. Nuk mendova deri aty sa do të hakmerreshin politikisht dhe të më shembnin shtëpinë mbi kokë.

 

Keni bërë denoncim më parë për kërcënimet që keni marrë?

Jo, nuk kam bërë denoncim. Nuk ka qenë nevoja të bëja denoncim, sepse unë isha një njeri gjysmë publik, përderisa shkruaja në portalin tim. Pastaj, ku mund të bëja unë kërcënim kur ata të gjithë janë të shtetit?/gazetashqiptare/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...