I jepet lamtumira e fundit aktivistit të Vetëvendosje Astrit Dehari

dehari-vetevendosjeTrupi i pajetë i Astrit Deharit është varrosur në fshatin Zllatar afër Matiqanit.

Dehari po prehet pranë varrit të vëllait të tij, Arbnor Deharit, i cili u vetëvra para dy viteve. Në ceremoninë e varrimit të aktivistit të ndjerë të Lëvizjes “Vetëvendosje” morën pjesë me qindra qytetarë.

Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti nën lot ka mbajtur një fjalë rasti në ceremoninë e varrimit të aktivistit të VV-së Astrit Deharit.

Ahmeti ka thënë se janë të hidhëruar që e patëm por të gëzuar që e patën.

Ai na mësoi si të punojmë, shumë pak prej jush e dini që astriti punoi pa u ankuar kurrë. Ndërsa, Albin Kurti vdekjen e tij e ka cilësuar si vrasje.

“Dështimi i procesit kundër gjashtë aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, e solli në një panik të paparë regjimin në fuqi dhje kjo rezultoi me këso vdekjesh në burg. Ajo që u cilësua në fillim si vretëvrasje e përsosur, doli të jetë vrasje e papërsosur”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë që Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Rrethanat e vdekjes së tij do t’i bëjë të ditur raporti përfundimtar i autopsisë që iu bë dje trupit të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Seri arrestimesh në Prishtinë, një serb në arrati

Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar ...