Prokuroria: Të arrestuarit në Kosovë për terrorizëm, planifikonin sulme në Ballkan

prokuroria-kosoveShtatë personave të arrestuar gjatë fundjavës në Kosovë nën dyshimet për përfshirje në veprat penale “të terrorizmit dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, e cila tha se ata po përgatisnin sulme në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan.

Arrestimet janë kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët rajonal që është shtrirë edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni. Policia në Shqipëri tha se ka arrestuar 4 persona. Në dokumentin e prokurorisë së Posaçme të Kosovës, thuhet se shtatë të arrestuarit ishin në kontakt me pjesëtarin e grupit militant Shteti Islamik, Lavdrim Muhaxheri, i cili u bë i njohur në korrik të vitit 2014 pasi që postoi në “Facebook”, fotografi grafike të veprimeve të tij, nga i cili kishin marrë udhëzime për sulme.

“Ata po përgatisnin sulme terroriste në rajonin e Ballkanit, fillimisht në Kosovë. Ata kishin planifikuat sulme mbi ndërtesa të ndryshme, mbi institucionet e sigurisë, të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë vendin dhe të shkatërrojnë strukturat ekonomike, politike dhe financiare”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së posaçme. Prokuroria pretendon se njëri nga të arrestuarit një kohë ka marrë pjesë në veprimtaritë e grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Avokatët mbrojtës kundërshtuan pretendimet e prokurorisë. Nga Shqipëria mendohet se janë mbi 100 persona që kanë luftuar përkrah ISIS-it, ndërsa autoritetet kanë bërë të mundur disa arrestime. Gjatë këtij viti 9 anëtarët e një celule që rekrutonte persona për t’i dërguar në Siri u dënuan me 152 vjet heqje lirie. Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në luftërat e huaja, përkatësisht në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sipas autoriteteve rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në ato konflikte, ndërsa atje ende ndodhen 140, nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë. Dy vjet më parë policia filloi hetimet kundër 237 vetave për pjesëmarrje në luftë, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve të huaj dhe mbi 127 veta janë arrestuar. Deri tash 35 veta janë dënuar nga gjykatat në Kosovë. Sipas autoriteteve, 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe një numër i tyre po përballet me drejtësinë. Në pranverën e vitit të kaluar parlamenti i Kosovës miratoi një ligj për parandalimin e përfshirjes në luftërat e huaja, i cili parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Foto/ Ekzekutohet studenti, u qëllua katër herë me kallashnikov

Identifikohet studenti i vrarë në Mitrovicë. Viktima është V.S. një 22 vjeçar ...