Itali, fshihte rreth 100mijë euro kokainë, arrestohet shqiptari

Aktualitet

kokaineeNjë 35 vjecar me origjinë nga Shqipëria ra në pranga një ditë më parë nga policia italiane. Shqiptari akuzohej se ishte shprëndarës droge, ku pas një kontrolli atij iu gjetën 7 doza të gatshme për t’u shitur në xhep. Ngjarja e cila mësohet të ketë ndodhur në një zonë të Venecias pranë Piazza-s nuk u ndal me kaq. Sipas raportimeve, policia ka ndjekur 35- vjecarin, i cili është pikasuar teksa i ka dorëzuar disa doza kokainë një gruaje 53 vjeçare italiane të afërsi të urës në Canonica. Policia zhvilloi kontrolle edhe në banesën e tij, ku gjeti disa doza kokainë në një mjet elektroshtëpika, ndërsa 30 doza kokainë u gjetën në këmbët e një stoli portativ plastik.

E gjithë vlera e lëndës narkotike kap shifrën e 100 mijë eurove nëse do të shitej në treg.

ME TE LEXUARAT