Tiranë, po ecte në kundërvajtje, arrestohet shoferi i dehur

ecte-kundervajtjeArrestohet një drejtues mjeti pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. MËsohet se ngjarja e ndodhur në kryeqytet,  në Unazën e Tiranës, mbrëmjen e djeshme po ecte në kundravajtje.

Në një video të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ nga Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja ‘Pro Jetës’ shihet se forcat policore kanë kapur shoferin ‘rebel’, duke parandalua në kohë ndonjë tragjedi në rrugë.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprën penale ‘shkelje të rregullave të qarkullimit’ dhe ‘drejtim të mjetit në gjendje të dehur’.

Një rast i ngjashëm, por që nuk u parandalua, ndodhi edhe pak kohë më parë, ku 36-vjeçari Dashnor Delialliasi, në gjendje të dehur dhe kundravajtje në autostradën Tiranë-Durrës shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e tre vajzave, e për pasojë humbi dhe vetë jetën.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin, rreth 42 armë zjarri dhe 7990 fishekë për 24 orë

Policia e shtetit informon se vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe ...