Arrestohet pronari i bingos fiktive, sekuestrohen 25 mije bileta te falsifikuara

fier-policiaPërdor biletat e bingos të falsifikuara dhe fsheh të ardhurat, ndalohet administratori i një aktiviteti të lojrave të fatit “Bingo”.

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonimik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë ndalimi i administratorit të një aktiviteti të lojrave të fatit “Bingo”, në Lushnje, shtetasit:

-Dashamir Murataj, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 43 blloqe me 255939 bileta bingo të dyshuara të falsifikuara dhe të pa deklaruara ne organet tatimore.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga Nenet 186 dhe 180 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje tragjike në Tiranë, makina përplas rëndë fëmijën

Një fëmijë mësohet se është përplasur nga një automjet pak minuta më ...