Arrestohet polici me 182 kilogramë kanabis në Mamurras

kanabissPolicia e Shtetit njoftoi diten e sotme se ka sekuestruar në Mamurras 182 kg kanabis, ka asgjësuar 27 820 rrënjë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre edhe një inspektor i Krimeve të Rënda.

Të arrestuar janë Lefter Nelaj, Bashkim Kodra, Hashim Nelaj dhe inspektori i Krimeve të Rënda Ramazan Kasmi. Ramazan Kasmi ishte me detyrë inspektor policie i Krimeve të Rënda në Kurbin.

Në operacion për arrestimin dhe sekuestrimin e kanabisit morën pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shtetit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...