“12 mijë euro, ose të vrava”, arrestohet polici në Tiranë, ja emri

3
Kliko per me shume info

arrestim-burg-620x330Një agjent i trupës operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është arrestuar nga kolegët e tij pasi akuzohet se ka kërcënuar me vrasje një shtetas me qëllim përfitimin e 12 mijë eurove.

Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj punonjësit të Policisë Inspektor Emiljan Prenga, me detyrë agjent i trupës operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Kliko per me shume info

Në ngarkim të këtij punonjësi policie, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të parashikuar nga neni 109/b të K.Penal.

Nga hetimi i zhvilluar nga ana e SHÇBA-së Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit u provua se punonjësi i Policisë Prenga duke shfrytëzuar edhe detyrën ka kanosur në mënyrë serioze për jetën një shtetas, me qëllim marrjen e një shume prej 12 mijë eurosh.

Nga ana e SHÇBA-së u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për këtë punonjës policie për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here