I gjendet armë zjarri, heroinë dhe kanabis në makinë, arrestohet në Berat italiani(Foto)

111Një tjetër rast droge arritet të përfundojë me sukses. Këtë herë Në Berat, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë kanë arrestuar një shtetas italian që banon në Kuçovë, pasi në automjetin e tij kanë gjetur drogë, heroinë dhe kanabis si dhe një pistoletë. I arrestuari Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë u arrestua nga policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë se automjeti me targa AA755OF kishte lëndë narkotike, menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe në lagjen “11 Shkurti”, kanë ndaluar automjetin i cili drejtohej nga shtetasi Fabrizio Polidori. Raportohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistolet, EKOL, kalibër 9 mm, 49 copë fishek, 2 mbështjellje me alumin dhe natriban ku në brendësi të tyre kishte material të dyshuar si Cannabis Sattiva. Po ashtu dhe një sasi materiali pluhr me ngjyrë kafe të dyshuar si lendë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...