Përndiqte prej muajsh 20-vjeçaren, arrestohet i riu nga Durrësi

trinditet-durresi-vritet-me-arme-zjarri-biznesmeni-ne-zonen-e-plazhitNjë ngjarje alarmante raportohet në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar i cili prej vitesh përndiqte një vajzë të re. Të dhënat zyrtare tregojnë se pas denoncimit të vajzës E.G, shtetasi Ardit Cizmi, banues në Sukth është arrestuar.
Mësohet se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, fizikisht dhe me anë të telefonit një 20-vjeçare nga i njëjti fshat. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë të një ngjarje, duke arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Ngjarje horror ne Tirane, 71-vjecari i pret vetes fytin me thike ne mes te rruges

Nje ngjarje horror ka ndodhur diten e sotme ne Tirane. Policia njoftoi ...