Skandali/ Ishte pa diplomë, arrestohet dentist turk në Vlorë

dentisti-748x445Arrestohet një dentist turk në Vlorë pasi mendohet se nuk është i pajisur me diplomë. MËsohet se policia e Vlorës ka bërë ndalimin e një shtetasi turk i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë së Vlorës i arrestuar është Yuksel Uzer, 47 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Vlorë.
Njoftimi policisë:
“Autoritetet e Drejtësisë Turke kanë lëshuar një Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, ku më datë 12.12.2008, Gjykata e Shkallës së Parë në Karapinar Turqi, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të profesionit të dentistit pa patur dokument Diplomimi, brenda shtetit Turk”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.