Arrestohet biznesmeni, pronar i magazinës me 3 ton drogë në Rrëshen

Aktualitet

magazina-drogesPolicia e Lezhës mësohet se ka arrestuar biznesmenin, Kastriot Reçi i cili është pronari i magazinës ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kanabisi në Rrëshen.

Magazina e përshtatur në një pikë grumbullimi për përpunimin e kanabisit ishte ndërtuar kohët e fundit dhe ishte pranë magazinave të ish-pularisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkë me biznesmenin, mësohet se në pranga kanë rënë edhe 14 persona të tjerë.

Deklarata e policisë së Lezhës

Operacion anti-cannabis i zhvilluar nga shërbimet e D.V.P. Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.Sh-në , i cili ka përfunduar që në orën 15:00.

Është konstatuar një magazinë me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

Janë shoqëruar 15 persona deri tani të cilët po sillen në D.V.P. Lezhë për veprime të metejshme hetimore.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë.

ME TE LEXUARAT