I la gjyqtares 5 milione leke ne zyre, arrestohet biznesmeni

POLICIA-SHQIPONJAT-ARRESTIM Policia vendos ne pranga biznesmenin e kerkuar per dhenie ryshfeti ndaj nje gjyqtareje ne Tirane.
Burimet zyrtare njoftuan se më datë 06.11.2016, specialistët e Seksionit të hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:

• Ervin Braho, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të shtetases S. Gj., me detyrë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se shtetasi Ervin Braho përfaqësues ligjor i një shoqërie, ka tentuar ti japë në formë rryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milion lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion Aktiv të Gjyqëtarit Prokurorit, dhe funksionarve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vrau shqiptarin e plagosi një tjetër, jepet dënimi pas 20 vitesh për 37-vjeçarin

Një kurd 37-vjeçar është dënuar me katër vjet e tre muaj burg, ...