Arrestohet autori i dytë i plagosjes në qendrën e Romëve në Tiranë

Kliko per me shume info

polici-tiraneArrestohet shtetasi i dytë i cili ishte shpallur në kërkim per plagosjen ne qendren e pritjes se romeve ne Tirane.

Policia beri me dije se më datë 10.11.2016 nga shërbimet e Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Kristaq Karamanllari, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

Sipas policise, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, si autor i dyshuar lidhur me ngjarjen e datës 08.11.2016 ku në vendin e quajtur parku i komunitetit Rom në Tufinë, Tiranë, pas një konflikti ndërmjet punonjësve të shoqatës Ecovolis dhe personave të komunitetit Rom, dyshohet se ka qëlluar me mjete të forta dhe me armë zjarri shtetasit V. P. dhe B. B., duke e lënë këtë të fundit të plagosur lehtë në trup.

“Sqarojmë se paraditen e sotme është arrestuar lidhur me këtë ngjarje dhe shtetasi Marjus (Mario) Isaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit V.P, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet u referuan për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 79/e -22-25”, theksohet ne deklaraten e policise.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here