Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë arrestohet për trukim ndeshjesh

Aktualitet

altin-rraklliZbulohet identiteti i ish-sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë që u përmend nga mediat austriake se ka trukuar ndeshje në Gjermani.

Burime të sigurta për newsport.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për Altin Rrakllin, i cili tashmë është vendosur në pranga dhe po mbahet në një burg në Klagenfurt në Austri, raporton newsport.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rraklli akuzohet se ka manipuluar tri ndeshje futbolli përmes marrëveshjeve me lojtarët e futbollit, që kanë kontribuar në sezonin 2010-2011 për një mashtrim me baste, duke ngritur fondet dhe duke vepruar si një ndërlidhës i parave (flitet për një lojë me vlerë prej më shumë se 50.000 euro).

ME TE LEXUARAT