Vret nënën e pronarit, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Kliko per me shume info

fieraku-arrestohetBie në pranga një 29-vjeçar shqiptar pasi u akuzua për vrasjen e një të moshuare. Mësohet se policia italiane ka arrestuar Ogert Laska ditën e djeshme. Mendohet se shtetasi shqiptar, ka mbytur me qese 71-vjeçaren Rosa Maria Radicci në një provincë të Barit.
Mediat italiane raportojnë se fieraku Laska vrau të moshuarën mbrëmjen e 13 nëntorit në vilën e saj. Dyshohet se 29-vjeçari shqiptar e ka kryer këtë akt për t’u hakmarrë ndaj djalit të 71-vjeçares. Ogert Laska punonte më parë në picerinë që ishte në pronësi të djalit të viktimës. E moshuara fillimisht ishte mbytur me duar dhe më pas me qese plastike në kokë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here