Itali, kapet gomonia me 1600 kg droge, arrestohen tre shqiptarët

itali-gomoniaPolicia Financiare e Brindizit ka sekuestruar një gomone me 1650 kg marijuanë dhe ka arrestuar 3 skafistët me kombësi shqiptare. Mësohet nga mediat lokale italiane se ngjarja ka nisur rreth orës 3 të mëngjesi kur roja btegdetare italiane ka identifikuar një gomone që udhëtonte me shpejtësi drejt brigjeve italiane të komuës së Monopolit e Mola, në provincës e Brindizit. Pas një ndjekje për disa minuta gomonia e gjatë 10 metra është ndaluar nga patrulla detare e Financës italiane. Mëngjesin e sotëm portali online brindisioggi.it shkruan se janë arrestuar tre skafistë, duke arrestuar dhe 1650 kg marijuana. Po ashtu të arrestuarve iu është sekuestruar dhe një pistoletë tip Smith e 5 fishekë. Disa pako prej të cilave janë rekuperuar në det, pasi skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga policia italaine janë përpjekur të boshatisin mjetin lundrues nga droga.
Hetimet e para të policisë italaine kanë vërtetuar se gomonia rezulton e vjedhur.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Drejtori i CIA-s vizitë “sekrete” në Shqipëri, ambasada amerikane: Ja me kë u takua

Kreu i CIA-s amerikane zhvilloi nje vizite ne Shqiperi diten e sotme ...