40 policë i shkojnë në “lagje”, Stresi: Ja si më arrestuan, ishte gabim!

stresiiiReperi nga Tropoja, Stresi i ftuar në “Zonë e Lirë” ka treguar se si e kanë arrestuar pak ditë më parë efektivët e komisariatit Nr.4 në Tiranë.

40 policë i kanë shkuar në lagjen e tij, ku Stresin e kanë gjetur duke qëndruar në makinën e tij. Sipas Stresit ata nuk kishin pse të silleshin kaq ashper, pasi ai nuk ka bërë as rezistencë dhe as nuk është kapur në flagrancë.

“Më erdhën në lagje dhe më thanë të shtrihem përtokë, gjithcka ishte për shkak të një gabimi kompjuterik. “- u shpreh ai shkruan LajmiFundit.al.

Stresi u shoqërua në Polici, por u lirua vetem pas disa orësh.

Ndërkohë Stresi ka folur edhe në lidhje me arratisjen nga komisariati Nr.3 në Tiranë rreth një vit e gjysëm më parë.

Ja cfare tha Stresi:

“Po pinim cigare me policët, aty ka pasur një derë gjysmë të hapur, polici më ka parë, kalova më pas në korridor dhe hypa në dritare dhe u hodha. 3 metra lartësi, por unë u hodha siper makinës së policisë, më pas kam vrapuar drejt portës dhe kam ikur drejt rrugës “Mine Peza” dhe u futa nëpër rrugica. Polici më ndoqi shumë pak, pasi nuk më arriti. Kam hypur në taksi dhe kam ikur tek gjyshja te Fresku. Të nesërmen kam parë lajme nga më të ndryshmet. Nga Fresku kam marrë rrugën me makinë për në Bllok ku kam qëndruar për një ditë aty. Kam marrë një makinë me xhama të zi dhe jam nisur drejt Shkodrës, pastaj jam nisur për në Mal të Zi, ku kam kaluar kufirin ilegalisht duke kaluar një lumë. Më pas ika në Kroaci dhe menjëherë kam kaluar në Slloveni. Më pas kam paguar për të kaluar në Austri, destinacioni im ishte Gjeneva. Në Gjenevë erdhi edhe familja ime. Më pas jam kthyer në muajin maj për një koncert, isha në gjykim të lirë, pra hetimi do të vazhdojë në gjendje të lirë. Pasi dola në gjykim, kur u ktheva nga arratia, Gjykata më kërkoi 3 muaj burg, dhe e apelova dhe me dhanë 15 muaj kusht duke mos bërë dicka penale.”- u shpreh Stresi./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Forma bombastike dhe seksi, Kylie Jenner tregon më shumë seç duhet(Foto)

E vogla e Kardashian- Jenner ‘’shpërthen’’ së fundmi. Në një natë romantike ...