Arrestimi i oficerit të policisë, prokuroria tregon sesi e kërcënoi qytetarin

UntitledArrestimi i djeshëm i oficerit të policisë, Emiljan Prenga ka të dhëna të reja, të bër ame dije nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pasi u kallëzua që i bënte presion shtetasit K.P për t’i dhënë 11 mijë euro, pas prishjes se pazareve te droges.

Kallëzuesi kishte porositur 50 kg hashash Kruje me vlerë 550 euro/kg për një mikun e tij në Durrës, Kërcënimet e Emiljanit ndaj kallëzuesit nisin në momentin që droga nuk arriti dot në Itali. Polici pretendonte se e kishte sjellë mallin e porositur, ndërsa kallëzuesi nuk pranonte t’i jepet 11 mijë euro për 20 kg kanabis, me pretendimin se nuk ishte më puna e tij, por e personit nga Durrësi me të cilin duhet të kontaktonte.

DETAJET E PROKURORISE
Në datë 01.11.2016, shtetasi K.P. banues ne Tirane, ka kallëzuar se: Rreth nje vit me pare, ky shtetas ishte njohur me punonjesin e policise me detyre agjent i Sektorit Operacional ne DVP Tirane, te quajturin Emiljan Prenga. Ne bisedat me Emiljanin, kallezuesi i ka treguar ketij te fundit edhe te shkuaren e tij ne Itali, ku ka qene ne burg per vjedhje dhe histori te tjera te ketij lloji. K.P. ka kallzuar se kishte planifikuar qe ne muajin gusht 2016 te shkonte ne Itali per disa pune te tijat dhe kete fakt ia ka bere te ditur gjate bisedave edhe Emiljan Prenges.

Sipas kallëzuesit, pasi ka mesuar kete fakt Emiljani i kishte propozuar që të gjente persona të interesuar për blerjen e lëndës narkotike « cannabis sattiva ». Lidhur me transportin duhet të merreshin vetë të interesuarit. Ne muajin gusht 2016, kallezuesi ka shkuar ne Rome ne Itali dhe aty eshte takuar edhe me njohurin e tij, te quajturin A.N. i cili i ka thene nese njihte ndonje person ne Shqiperi qe t`i siguronte deri 50 kg hashash, te cilen t`ia dergonte nje shokut te tij ne Durres. Ai e blinte ne Itali, por nuk kishte leke ne dore ne Shqiperi per t’a paguar dhe pagesen e mallit e bente pasi ta shiste hashashin në Itali. Këtë propozim kallezuesi ia ka treguar Emiljanit ne numrin e tij te telefonit xxxxx442 nga nje numër italin, te cilin nuk e kujton. Sipas kallëzuesit, Emiljani ka rene dakort qe te conte ne Durres tek personi qe ishte shoku i A.N. dhe per kete, po ne telefon, Emiljanos i ka derguar numrin e personit ne Durres me te cilin Emiljano duhet te komunikonte vete. Ne Itali, kallezuesi ka qendruar rreth dy muaj pasi autoritetet e policise italiane e kishin kthyer ne Shqiperi nepermjet Rinasit. Gjate kohes qe ai ka qene ne Itali, ai tregon se ka mesuar nepermjet bisedave qe ka bere me Emiljanon se ai kishte cuar tek personi ne Durres ne fillim 30 kg hashash, te cilin e kishte marre ne Kruje. Por personi kishte mbajtur vetem 20 kg, sepse 10 kg nuk kishin qene cilesi e mire.
Cmimi me te cilin Emiljano e kishte siguruar hashashin kishte qene 550 euro/kg sepse ishte dora e pare e hashashit te Krujes. Kete 20 kg hashash personi ne Durres ia kishte dhene nje shoferi qe ta conte ne Bari te Italise, por ky i fundit nuk e kishte nisur mallin per Itali, duke i genjyer disa here. Per kete shkak, Emiljano kishte shkuar dhe e kishte rrahur shoferin dhe kishte marre mbrapsh edhe 20 kg e hashashit, te cilat ashtu sic i kishte ambalazhuar ne nje kuti te mbyllur i kishte cuar ne shtepine e kallezuesit, ku jetonte bashkejtuesja e tij, shtetesja A. A. Kjo e fundit ka marre ne telefon kallezuesin, duke i shpjeguar se Emiljano kishte sjelle ne shtepi nje kuti qe binte ere te keqe dhe pas dy ditesh me kerkesen e kallezuesit, Emiljano ka shkuar e ka marre prape kutine e hashashit nga shtepija e kallezuesit. Kallezuesi eshte kthyer ne Shqiperi nga policia italiane dhe kur eshte takuar me Emiljanon, ky i fundit i ka thene qe te merrte 20 kg e hashashit qe ai kishte blere dhe Emiljanos t`i jepte njembedhjete mije euro aq sa ai e kishte blere. Kallezuesi i eshte pergjigjur se nuk kishte pune me kete problem, por Emiljano sipas tij e ka kercenuar duke i dhene afat nje muaj per ta shitur 20 kg e hashashit. Per kete Emiljano e kishte marre dy ose tre here ne dite ne telefon kallezuesin per t`u interesuar se cfare po bente dhe eshte takuar pothuajse cdo dite, duke e mbajtur nen presion per te gjetur 11 mije eurot qe kerkonte Emiljano, duke i thene se 20 kg e hashashit i kishte tek Emiljano t`i merrte e t’i shiste e t’i jepte leket Emiljanos.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-rrugore

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ...