Arrestimi i Ervin Dukës, bashkëfshatari: Nuk është terrorist, policia i tmerroi familjen

UntitledCështja e Ervin Dukës, i cili dyshohet se është pjesë e luftës së Siri ka një tjetër të vërtetë. Pas deklaratave dy vite më parë nga nëna e tij dhe një bashkëqyetari i tij, ku tregonin se ai është një besimtar i thjeshtë, policia ka nxjerrë të kundërtën. Mësohet se mbrëmjen e së premtes, Ervin Duka, 29 vjecari nga Guras Pogradec është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe iu sekuestruan tritol dhe municione luftarake.Sipas burimeve nga prokuroria dyshohet se për më shumë se 6 muaj ka luftuar në Siri me ISIS. Ai është kthyer në Shqipëri në fund të vitit 2014, pasi u plagos në luftë dhe që prej asaj kohe ka mbetur i paralizuar. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia e Pogradecit dje deklaruan se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative është ushtruar kontroll në shtëpinë e të riut. Sipas bluve, Duka mbante në banesë eksploziv dhe municione luftarake, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Mësohet se gjatë kontrollit në vilën 4-katëshe të familjes Duka u gjetën: një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të cilat 29-vjeçari i posedonte pa lejen e organeve kompetente.
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, policia i ka vënë atij prangat, ndërsa materialet procedurale iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Pas arrestimit të Ervin Dukës, “Gazeta Shqiptare” ka kontaktuar me banorë dhe besimtarë të fshatit Guras, të cilët përjashtojnë mundësinë që sasia e lëndës eksplozive që u gjet në shtëpinë e tij të ketë lidhje me aktet terroriste. Nga ana tjetër, policia lokale është treguar e rezervuar në dhënien e informacionit në lidhje me të riun. Çështja e Dukës është ende nën hetim. Sipas policisë, Duka konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndërkaq, në një intervistë për “GSH”, një nga banorët e fshatit Guras, T., (besimtar) deklaroi se policia ka terrorizuar familjen e bashkëfshatarit të tij. Ai u shpreh se Ervini nuk është terrorist dhe është absurde që policia të vërë në pranga një të sëmurë që është i pafajshëm.

Si e njihni ju Ervin Dukën?
Është një besimtar si gjithë të tjerët, por ajo që ndodhi mbrëmë na ka tmerruar. Si mund t’i shkojë policia në mes të natës një njeriu dhe t’i ngrejë shtëpinë përpjetë, aq më tepër kur ai është i sëmurë. Nëna e tij është tmerruar, bashkëshortja dhe fëmija po ashtu. Ndërkohë që policia ka ngritur disa akuza të pabaza ndaj tij.

Pse thoni që Ervini është i sëmurë?
Po dihet që ai është dëmtuar, u plagos kur ishte andej për të punuar dhe aktualisht është me mjekime. Ervini ka vështirësi për të lëvizur. Pastaj nuk më duket fare normale që ai të akuzohet si një terrorist për disa fishekë të ndryshkura, që nuk dihet se prej sa kohësh ndodheshin në banesë. Bashkëfshatari im nuk ka qenë në dijeni për fishekët.

Policia deklaroi se në banesën e Ervinit ka gjetur dhe sekuestruar një kallëp tritoli dhe 89 fishekë. Përse ai i mbante në banesë?
Ai jetonte në katin e dytë të shtëpisë 4-katëshe. Ata kushedi që kur janë, i pashë edhe fotot që nxori policia dhe dukej që ishin municione të vjetra. Më duket e padrejtë që të ngrihen akuza të pabaza. Për më tepër, ku e gjen polica këtë të drejtë që pa një mandat, pa një urdhër t’i hyjë në shtëpi, ta marrë, të kontrollojë dhe ta arrestojë duke tmerruar familjarët e tij. Jo vetëm kaq, por policia rrethoi. Edhe të gjithë fshatin, sikur këtu çfarë po ndodhte.

Ju e përjashtoni mundësinë që ai të ketë lidhje me ISIS dhe aktet terroriste?
Pa diskutim që po. Unë nuk mund të flas më tepër, pasi kjo që ndodhi nuk ka të bëjë me mua. Ervini është arrestuar dhe i takon atij të flasë, të sqarojë pozitën e tij. Thjesht reagova, pasi jam i bindur që ai është arrestuar kot dhe akuzohet padrejtësisht.
Po ashtu, një faqe e re në ‘Facebook’ me emrin e arbitrit është hapur nga fansat shqiptarë, dhe në çdo koment administratori i faqes përgjigjej me ikonën e një gjyqtari që tregon kartonin e kuq, duke ironizuar me lehtësinë e nxjerrjes së kartonëve nga gjermani me origjinë turke.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-rrugore

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ...