Reagimi/ “Arrestimi i shoferëve shqiptar në Greqi akt burracak”

SHOFERET-ATHINEPDIU ka reagur në lidhje me dënimin e dy shoferëve shqiptarë në Greqi, të cilët kishin një ngarkesë me abetare për fëmijët e komunitetit shqiptar në shtetin helen.

Në një deklaratë PDIU shprehet se ky është një akt burracak dhe pjesë të cirkut politik.

“Ky akt burracak ngjan si përpjekje e drejtuesve të cirkut politik në Greqi, që të pafuqishëm për të ndaluar përparimin e çështjes çame, po i hedhin turmave të paditura dy gladiatorë imagjinarë të armikut. Gladiatorët në fakt nuk janë gjë tjetër veçse dy shoferë që kryejnë detyrën normale apolitike të dikujt që është transportues malli dhe kaq. Ky akt absurd zemërimi ndaj abetareve shqip në mes të Europës, do të turpërojë autorët e tij, kur ai të mësohet anembanë mediave, kancelarive dhe opinionit publik europian. Abetaret, ushqim mendjeje për 6-vjeçarët nuk përbëjnë rrezik për integritetin territorial të Greqisë, edhe kur në to mësohet se shqiptarët kanë jetuar dikur në territore që sot janë të saj. Shfaqje të tilla kanë qenë të denja për shekullin e 19 dhe të 20-të, kur shteti fqinjë, kisha e tij, kanë luftuar me zjarr dhe hekur ndaj kulturës shqipe, ndaj gjuhës shqipe, por sot duken të egra dhe jashtë kohe”, thuhet në deklaratë.

PDIU i kërkon autoriteteve shqiptare të veprojnë me qetësi, por me reciprocitet ndaj këtyre veprimeve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Humbi vëllain në 2015: Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin ...