Maqedoni, arrestohen dy personan të akuzuar për terrorizëm

polic-maqedoniDy persona të moshës 23 dhe 24 vjeçare nga Shkupi janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për terrorizëm. Këtë e bëri të ditur Drejtori i Zyrës për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Njëri nga të akuzuarit, është arrestuar në Haraçinë dhe nga gjykatësi i procedurës paraprake i është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve, kurse për të akuzuarin tjetër, Çavkov njoftoi se është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga autoritetet e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme si pjesë një aksioni më të gjerë rajonal në luftën kundër terrorizmit më 4 nëntor ndërmori një aksion për arrestimin e dy personave nga Shkupi për të cilët ekzistojnë informacione se janë të përfshirë në kryerjen e veprës terrorizëm.

Pas urdhrit të Prokurorit janë kryer dy kontrolle në Shkup dhe Haracçnë ku janë gjetur dhe sekuestruar telefona celular, kartela sim, fotoaparate me mikro kartela, boks metalik, plumb, kompjuterë, tablet, USB dhe dokumente të tjera”, deklaroi Mitko Cavkov.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pakistan, nxiren 36 trupa pas rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan pakistanez që kishte në bord 47 persona është rrëzuar në ...