Kapet tjetër bandë droge në Itali, bien në pranga tre shqiptarë

rrjeti-shqiptarNjë bandë e trafikut të drogës është shkatërruar nga autoritetet e Pescaras duiten e sotme. Grupi kriminal ishte i përbërë nga 5 shqiptarë dhe 2 romë.

Të arrestuarit janë 3 shqiptarë, ndërsa kapoja e bandës dhe një shoqërues, sërish shqiptarë, janë aktualisht në kërkim nga Guardia di Finanaza.

Kliko per me shume info

Mediat italiane bëjnë të ditur se autoritetet atje kanë lëshuar 7 urdhër – arreste për 5 shqiptarë dhe 2 romët, që bënin pjesë në një organizatë të specializuar në trafikimin e kokainës dhe heroinës, tepër aktive në Pescara, por edhe në San Benedetto del Tronto.

Të arrestuarit janë bashkëshortët romë Sante Morelli, 57 – vjeç dhe Rosa Bevilacqua, 54 – vjeç, të cilët mereshin me koordinimin e shpërndarjes së drogës, si dhe shqiptarët Vilson Pepa, 32 – vjeç, Ermal Beqiraj 32 –vjeç dhe vëllai i tij Erjon 28 –vjeç.

Në aksion morën pjesë më shumë se 50 efektivë të Guardia di Finanza. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 3 kilogramë droga të forta dhe mbi 5 kilogramë marijuanë, si dhe 40 mijë euro ‘cash’. Banda, furnizohej në Shqipëri, Gjermani dhe Hollandë dhe përfitimet shkonin deir në 100 mijë euro në muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here