Të shtënat me armë te Unaza e Re, i kërkuari për vjedhje i bëri rezistencë policisë

arrestim-tiraneKapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për vepren penale të “Vjedhje në bashkëpunim”.

Burimet zyrtare thane se Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Ndue Koleci, 20 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është kapur nga agjentët e Komisariatit të Policisë nr 3, pas informacioneve që disponoheshin se fshihej në zonën e “Unazës së Re” Tiranë.

Në momentin kur agjentët e policisë janë afruar për ta ndaluar, shtetasi Ndue Koleci, i ka bërë rezistencë punonjësve të policisë duke u larguar me vrap dhe është ndjekur prej tyre duke përshkruar një distanc të caktuar rruge nëpër rrugicat e lagjes.

Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës, me Vendimin Penal të datës 05.05.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 134/2-25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacion antidroge në Athinë, sekuestrohen lëndë narkotike, në pranga shqiptari

Një 51- vjeçar nga Shqipëria përfundoi në pranga pasi iu gjet një ...