Arrestim i bujshëm në Spanjë, bie në pranga kreu i ETA-s

kreu-etasMinistria e Brendshme spanjolle njoftoi sot arrestimin në Francë të një basku 41 vjeç, Mikel Irastorza, i njohur si numri një i organizatës separatiste baske ETA, që hoqi dorë nga dhuna në vitin 2011.

“Mikel Irastorza, në arrati që prej vitit 2008, ushtronte funskionin më të lartë në organizatën terroriste ETA dhe jepte direktivat që duhet të ndiqeshin nga të gjithë strukturat përbërëse”, theksoi ministria në një komunikatë. “Ai e ushtronte këtë detyrë që prej më shumë se një viti, pas ndalimit (…) të David Pla dhe Iratxe Sorzabal, më 22 shtator 2015 në Francë”, sipas ministrisë.

Më parë Irastorza kishte qenë udhëheqësi kombëtar i Ekin, një grup klandestin i konsideruar nga drejtësia spanjolle si zemra e ETA-s, që u shpall e paligjshme në vitin 2007 dhe më pas u shpërbë në vitin 2011.

“Ai u arrestua në një banesë në lokalitetin francez të Ascainit, në Pirenetë Atlantike, pranë kufirit spanjoll, gjatë një operacioni të përbashkët të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme franceze (DGSI) dhe Gardës Civile spanjolle”, sipas komunikatës. “Ky operacion është një goditje e rëndë dhënë strukturave të ETA-s”, theksoi ministria duke përmendur eliminimin e strukturës drejtuese ngarkuar për të menaxhuar arsenalin e armëve dhe eksplozivëve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...