Të dehur dhe pa patentë në timon, arrestohen 5 persona në Durrës

polici durresPesë persona janë arrestuar në flagrancë gjatë 24 orëve të fundit në Durrës, në vijim të zbatimit të planit të masave për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Të arrestuarit janë:

• F. Serjani, 44 vjeç, banues në Durrës;

• Gj. Deda 32 vjeç, banues në Durrës;

• E. Emini 29 vjeç, banues në Durrës;

• H. Lugja 68 vjeç, banues në Durrës;

• E. Keçi 31 vjeç, banues në Durrës.

Tre prej të arrestuarve janë kapur duke drejtuar automjete pa leje drejtimi, ndërsa dy të tjerë në gjendje të dehur.

Konkretisht:

1. Serjani u kap në Sukth duke drejtuar mjetin tip “Benz” autobus (transportonte fëmijë shkolle) me targa DR 3996 C, pa leje drejtimi.

2. Deda u kap në lagjen nr. 15 duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa DR 2284 E, pa leje drejtimi.

3. Emini u kap në lagjen nr. 18, duke drejtuar motorin tip “Suzuki” pa targa. Ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke u dëmtuar lehtë në gju. Pas kontrollit të kryer rezultoi se nuk kishte leje drejtimi.

4. Lugja, në lagjen nr. 6, duke drejtuar mjetin tip “Audi” me targa AA 178 JH ka goditur mjetin tip “Peugeot” me targa AA 714 HU me drejtues shtetasin F.Ç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Por Lugja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas ndjekjes nga efektivët, është kapur pak metra larg vendit të aksidentit. 68-vjeçarit  iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.79 mg/litër.

5. Keçi u kap në Katund të Ri Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” me targa AA 178 BC në gjendje të dehur në masën 1.22 mg/litër.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet çifti i hajdutëve në kryeqytet, ja lista e vjedhjeve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen për disa ...