Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas nga Lazarati, i cili akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Franklin Bejkaj 34 vjec. I riu nga Lazarati, prej një viti, ka qenë në kërkim policor.
Ai gjatë një kontrolli rutinë nga Policia është kapur në aksin Gjirokastër-Lazarat me një thikë. Ai i ka shpëtuar policisë dhe prej asaj periudhe, ai ka qenë në arrati deri më sot nga ku dhe u kap.