Armina Mevlani: Xeni gjithmonë më ka mbështetur, por ska financuar “lukset e mia”

(Minuta 12:26)/ E ftuar në Gossip Tv në rubrikën “In Style” me Sarën,  Armina Mevlani ndër të tjera ka folur dhe ka sqaruar njëherë e mirë edhe pjesën e jetës së luksit.

Për këtë të fundit është përfoluar aq shumë në lajmet rozë madje është akuzuar se e ka “dhuratë nga partneri”, por në fakt nuk është kështu. Blogerja shprehet se edhe pse në fillim prekej nga këto fjalë, tani nuk i përjeton fare sepse e di vlerën dhe punën që ka bërë dhe sqaron se  ka qenë e ftuar në këto sfilita mode pikërisht për shkak të blogut.

“Portalet shkruanin se shishja e verës (që në të vërtetë iu dhurua nga personali i hotelit ku po qëndronte) m’u dhurua nga partneri. Edhe hoteli superluksoz po ashtu nga partneri dhe aty përjetova njëfarë irritimi për të vetmen arsye, sepse e kisha fituar vetë . Kjo është pagesa që mua po më jepet për punën që po bëj”, thotë Armina.

Ndërkaq ajo vazhdon të shpjegojë se është pak e vështirë për një femër e cila cila ka një partner që përflitet dhe që është person publik sepse gjithmonë do ta lidhin me angazhimet e saj.

“Unë gjithmonë e kam thënë që ai më ka mbështetur por kjo nuk do të thotë që  ka financuar lukset e mia.  Sigurisht që kam patur ndihmë nga partneri im, si çdo njeri tjetër  por nëse do të vazhdoja të kisha përfitime, as nuk do të isha në javën e modës sepse biletat nuk blihen, nuk do të isha as në shumë vende të tjera dhe nuk do të paguaja firmat të cilat unë i vesh në Istagram për t’i reklamuar e shumë gjëra të tjera “, përfundon Armina.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

emilyyy

Emily tregon format me të brendshme të bardha

Ajo eshtë një nga modelet më të bukura në botë dhe Emily ...