Gjendet bunkeri i mbushur me armë, arrestohen 10 persona në Serbi

polic-serbe10 persona janë arrestuar nga Policia në Serbi pasi dyshohen për trafikim armësh.
Policia ka konfiskuar një arsenal armësh në veri të vendit, ndërkohë Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha sot se ndërhyrjet policore janë bërë rreth qyteteve Apatin dhe Sombor.

Në bunkerin e armatimit janë konfiskuar edhe 30 kilogramë eksploziv, dhjetëra detonatorë, më se 100 granata dore, predha antitank, dy raketahedhës dhe armë gjysmë-automatike dhe municion”, ka thënë Stefanoviç.

LEXO EDHE:  Sulmi në Toronto, 10 akuza për vrasje ndaj të dyshuarit
Kliko per me shume info

Sipas tij, po zhvillohen hetime për të përcaktuar nëse këto armatime ishin për shitje apo jo./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here