Pogradec, kapet me arsenal armësh e eksplozivi luftëtari i kthyer nga Siria

arme-pogradecPosedonte në banesë lëndë plasëse dhe municione luftarake, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Burimet zyrtare bene me dije se Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Ervin Duka, 29 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec.

Ky shtetas sipas policise ka qene pjesemarres ne luftime ne Siri. Ai rezulton se ka shkuar ne Siri ne vitin 2013 ne muajin shkurt, pasi eshte rekrutuar nga grupi i xhiadisteve te drejtuar nga Genci Balla dhe Bujar Hysa.

Me pas ne vitin 2014, shtetasi Ervin Duka mesohet se ka mbetur i plagosur gjate luftimeve ne Siri dhe per rrjedhoje eshte kthyer ne Turqi per te marre mjekime.
Duke qene se demtimet qe mori kane qene te renda ai nuk ka arritur te shkoje me ne Siri duke u detyruar te vazhdoje mjekimet ne Greqi e me pas te kthehet ne Shqiperi.

Policia ka bere me dije se arrestimi i te riut diten e sotme, u be pas marrjes të informacionit të siguruar në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet policore ushtruan në banesën e këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale :

Një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të cilat shtetasi i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ministria-drejtesise

Zbardhet drafti, amnistia e fundvitit “zbraz burgjet”, ja kush përfiton

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dje draftin e saj për aministinë e ...