Armë, drogë e municione, arrestohen 4 persona në Fier (EMRAT)

fier-policiaKatër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre është gjetur  drogë e armë.

Sipas burimeve, në pranga kanë rënë shtetasit: Pëllumb Simaku, 45 – vjeç, Nasi Simaku, 72 – vjeç, Leonidha Simaku, 58 – vjeç, të tre banues në fshatin Rreth Libofshë, si dhe Romario Kita, 23 -vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Fier.

Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Leonidha Simakut u gjet e sekuestrua 8.687 kilogramë, si dhe 5080 fara lëndë narkotike kanabis.

Ndërsa në banesën e Nasi Simakut dhe Pëllumb Simakut u gjetën 310 gramë kanabis, 1 armë automatike (kallashnikov) me dy karikatorë, 1 armë gjahu teke pa leje, 1 gjerdan me 23 fishekë armë gjahu.
Arrestimi i Romario Kitas u bë pasi në vendin e quajtur “Varrezat e Dëshmorëve”, iu gjet 3 gramë lëndë narkotike kanabis.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

hajdut-560x300

Shqiptari futet për të vjedhur në banesën e italianit, por e pëson keq

Një shqiptar që ka hyrë në një banesë në Itali për të ...