I armatosur "deri në dhëmbë", bie në pranga 31-vjecari, ja emri

Aktualitet

pranga-irainainNjë 31-vjeçar i identifikuar si Ervis Zenelhoxha, është arrestuar në Elbasan pas një operacioni ku u zbuluan armë dhe municione.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip ‘Zastava’ e kalibrit 7.65mm, me një krehër me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm; një armë zjarri pistoletë tip ‘Zastava’ e kalibrit 6.55mm, me një krëhër me 5 fishekë të kalibrit 6.35 mm; 15 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm; 32 copë fishekë model 54 të kalibrit 7.62 mm dhe një krëhër automatiku tip P.P.S model 54, kalibri 7.62mm me 20 copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se personi në fjalë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, A.H., 29 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.

ME TE LEXUARAT