Arbana Osmani: Këtë herë Big Brother do të kalojë çdo pritshmëri

arbana-osmaE cilësuar shpesh si prezantuesja më e mirë shqiptare, Arbana Osmani do të drejtojë një format të ri emisioni në Top Channel, që sipas saj shkon përtej çdo pritshmërie televizive. Ajo tregon emocionet e pritjes për të dalë sërish në ‘prime time’, detaje nga udhëtimet e gjata për punë, menaxhimin e kohës për t’i munguar sa më pak të birit Jon, e raportet me autoren italiane të “Dua të të bëj të lumtur”, Alessia Vessiçhio.

“Është një format që kërkon shumë përkushtim, dashuri, por edhe një buxhet të madh. Në qendër janë histori njerëzore të jashtëzakonshme, të cilat tregohen jo nga protagonistët, por nga njerëz të tyre të afërt, miq, familjarë që duan t’i bëjnë të lumtur përmes programit. Kemi dashur që të kalojmë pritshmëritë e protagonistëve, por edhe të publikut, shpresoj shumë t’ia kemi dalë sadopak. Unë kam dashur vetë të shkoj me grupin e xhirimit në çdo cep, edhe kur nuk është dashur që unë të jem në video. Kam dashur të takoj personalisht çdokënd që do bëhej pjesë e programit, jo duke i pritur në zyrën time në Tiranë, por duke i vizituar në shtëpitë e tyre, aty ku jetojnë, sepse vetëm kështu do të mund t’i njihja vërtetë”, thotë Osmani.

Por të gjithë e dimë se Arbana nuk është vetëm një figurë e suksesshme ekrani. Ajo ka si rol të parë, atë të nënës e bashkëshortes. Si një menaxhuese e mirë, Osmani ka arritur të xhirojë deri përtej kontinentit, e të mos largohet nga i biri për më shumë se dy ditë.

“Jam përpjekur të largohem sa më pak nga Joni, duke minimizuar në kulm kohën e udhëtimeve, në mënyrë që të mos isha larg tij asnjëherë më shumë se dy ditë. Edhe kur kanë qenë distanca të largëta si Dubai, kemi xhiruar me një axhendë tmerrësisht të ngjeshur si e si të mbaronim sa më shpejt që unë të kthehesha te im bir. Ai ka gjithsesi fatin të ketë dy gjyshe të mrekullueshme që kujdesen për të dhe i ofrojnë gjithë dashurinë e kësaj bote, duke bërë kështu që ta ndjejë sa më pak mungesën e mamit kur ajo është në punë”, – shprehet Arbana për “Revistën Ëho“.

Sakaq me emocione edhe më pozitive, Arbana po pret nisjen e edicionit të ri të “Big Brother”, padyshim formati më i ndjekur i shqiptarëve, falë të cilit Arbana është edhe prezantuesja më popullore sot. “Po e pres qetësisht, me emocione pozitive si çdo herë. Këtë vit ndryshe nga më parë, jam akoma më entuziaste pasi skuadra e punës është shumë e fortë. Jam e sigurt që do të jetë një edicion që do të kalojë çdo pritshmëri”, – përfundon Osmani.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Forma bombastike dhe seksi, Kylie Jenner tregon më shumë seç duhet(Foto)

E vogla e Kardashian- Jenner ‘’shpërthen’’ së fundmi. Në një natë romantike ...