Apple: Nëse keni menduar se kurseni baterinë e iPhone me këtë veprim, gaboheni!

Kliko per me shume info

iphone6Shumë nga përdoruesit e iOS mendojnë se duke mbyllur programet që ekzekutohen në sfond mund të kursehet më shumë bateri. Kjo filozofi është vetëm një mit sepse në fakt është e kundërta, por i pa konfirumuar zyrtarisht nga Apple.
Në një email, i cili i drejtohej Tim Cook, ku kërkohet një sqarim zyrtar në lidhje me mbylljen e programeve në sfond dhe kursimin e baterisë, përgjigjia ka ardhur nga Craig Federighi, ku theksohet shkurt se mbyllja e programeve që ekzekutohen në sfond nuk kursen baterinë.

Sipas ekspertëve, programet në sfond nuk konsumojnë baterinë pasi ato qëndrojnë si një “fotografi” në memorien RAM të iDevice dhe mbyllja e tyre do të kushtonte më shumë, në terma baterie, se sa mbajtja hapur.

Kliko per me shume info

Të vetmet programe që harxhojnë baterinë janë ato që kërkojnë të mbajnë lidhje me sensorin GPS, pra programet që kërkojnë të dinë vëndndodhjen, transmeton iphonealbania.

Pra në fund, nëse mendoni se duke mbyllur programet që ekzekutohen në sfond, do të kurseni bateri atëherë gaboheni sepse mund të ndodhë e kundërta. Këshilla jonë është që të mbyllni vetëm programet që përdorin GPS.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here