Apeli dënon Sami Lushtakun me shtatë vjet burg

sami-lushtakuGjykata e Apelit e Kosovës ka shpallur sot aktgjykimin lidhur me rastin “Drenica 1”. Lajmin e ka konfirmuar ekipi mbrojtës i Sami Lushtakut.

Përmes një komunikate për medie, ky ekip ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm Sami Lushtakun për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i janë hequr 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e ka dënuar Sami Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Ekipi mbrojtës i Lushtakut ka reaguar, duke thënë se “ekziston një bazë e fortë juridike për parashtrimin e mjetit juridik pranë Gjykatës Supreme”.

Gjykata e Apelit gjithashtu i ka shqiptuar masën e dënimit prej 5 vjet e 3 muaj burgim Sylejman Selimit. Duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II”, Selimit i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Dënimi për të dy rastet, “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, i është bashkuar edhe Jahir Demakut, i cili është dënuar me burgim prej 7 vjetësh.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Foto/ Ekzekutohet studenti, u qëllua katër herë me kallashnikov

Identifikohet studenti i vrarë në Mitrovicë. Viktima është V.S. një 22 vjeçar ...