Shokuese/ Antidjersa rrit mundësinë për t’u prekur nga kanceri i gjirit?!

kancer-gjiriKohët e fundit, shumë nga sondazhet mjekësore kanë treguar se shumica e kancereve të gjirit tek femrat shfaqen në kuadratin e sipërm të jashtëm të gjirit, hapësira ku aplikohen produktet kozmetike të sqetullave.

Indet e gjirit janë yndyrore dhe kjo është arsyeja pse ruhen shumë toksina në të.

Pra, në mënyrë që të pakësoni rrezikun e kancerit në gji, ju duhet të detoksifikoni sqetullat dhe të largoni papastërtitë nga trupi. Shpesh, paraqitja dhe përhapja e kancerit të gjirit është e lidhur me nivelet e estrogjenit dhe kjo është arsyeja pse ky lloj kanceri është quajtur si kanceri i varur nga hormonet.

Në antidjersa apo produkte të tjera kozmetike që përdoren për sqetullat, gjenden shumë elemente jo të shëndetshme, si paraben, propilen, triklosan, klorhidrate alumini, ngjyrues dhe toksina të tjera që ndikojnë në formimin e qelizave kancerogjene shkruan ‘healthline.com’.

Shkencëtarët morën mostrat e gjirit nga 17 pacientë që vuanin nga kjo sëmundje dhe vunë re se rezultatet ishin tronditëse. Gratë që përdornin antidjersa të ndryshme kishin depozita alumini në indin e jashtëm të gjirit. Depozitat ishin më të mëdha midis zonës së sqetullës dhe gjoksit, në krahasim me pjesën qendrore të tij. Parabeni në shumicën e rasteve imiton estrogjenin dhe kjo është arsyeja pse këto produkte kozmetike mund të jenë faktor rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Djersa ka efekte të dobishme kundër sëmundjeve dhe kjo është arsyeja pse djersitja është shumë e rëndësishme për funksionimin e trupit siç duhet. Djersitja është shumë e rëndësishme për të shmangur mbylljen e poreve nën sqetull. Produktet kozmetike si antidjersa mund të shkaktojnë tharjen e lëkurës nën sqetull.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-treshe

Zbulohet ‘biznesi i pistë’ i policit, ofronte seks treshe bashkë me partneren e tij

Një punonjës policie i cili bënte dy punë është pezulluar nga detyra pasi ...