Rrahu tre fëmijët në kopshtin privat, prokuroria: 4.6 vjet burg Anjeza Shabanit

anjezaaaProkuroria e Tiranës kërkon 4.6 vite burg për administratoren e kopshtit ‘Diren’ Anjeza Shabani. Ajo akuzohet për keqtrajtim të tre fëmijëve dhe për fshehje të ardhurave, pasi kopshti në Sauk nuk figuronte ligjërisht ne organet e tatimeve.

Në qershor të këtij viti Shabani u denoncua në një video-skandal ku dhunonte një fëmijë 3-vjeç në kopshtin e saj.
Pas nisjes se hetimeve, prokuroria zbuloi se Anjeza Shabani – Hushi, kishte dhunuar edhe tre femije te tjere.

Tashmë pritet vendimi i gjykatës pas kërkesës së prokurorisë, por Shabanit pritet që t’i ulet 1/3 e dënimit, pasi përfitoi gjykim të shkurtuar.

Në seancën e sotme gjyqësore ku u kërkua masa e dënimit nga prokuroria, avokati i ish-administratores kërkoi një dënim më të ulët duke deklaruar se Anjeza Shabani ka shfaqur pengesë për veprimet e saj.
anjeza

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...