Dhunoi tre të mitur në kopshtin privat, Anjeza Hushës i ulet 1/3 e dënimit

anjezaaaAnjeza Husha, ish-administratore e kopshtit privat “Diren” ka kërkuar gjykim të shkurtuar në procesin ku akuzohet se ka dhunuar femijet e mitur ne biznesin e saj pa licence ne Tirane.

Sipas prokurorise, e pandehura akuzohet për keqtrajtim të të miturit dhe shpërdorim detyre. Gjykata ka pranuar kërkesën e Hushës dhe në seancën e radhës priten konkluzionet e prokurorisë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në qershor të këtij viti, ku nëpërmjet pamjeve filmike dukej Husha që dhunonte një fëmijë 3-vjeçar.

Menjëherë pas publikimit të rastit dhe dy prindër të tjerë që kishin fëmijët në këtë kopësht kanë bërë denoncim për dhunë fizike dhe psikologjike të vogëlushëve të tyre.

Husha është shprehur më herët se është penduar dhe se situata i kishte dalë jashtë kontrollit.

Prokuroria ka thene se e pandehura ka dhunuar tre femije. Pas pranimit te gjykimit te shkurtuar ndaj saj, gjykata eshte e detyruar qe ne fund te procesit te ule 1/3 e denimit ndaj te pandehures.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Flet Koseni, “Komisari i Hekurt”, ku do të punojë pas fitores së betejës ligjore

Tri javë pasi Edmond Koseni fitoi “betejën” me Ministrinë e Brendshme dhe ...