Anglia shkatërron Skocinë, akte dhune në stadium

angli-skociAnglia i është rikthyer formës së mirë, dhe viktimë e kombëtares së ishullit ishte kombëtarja tjetër po ashtu nga ishulli, Skocia, të cilën e ka mposhtur 3-0.

Serinë e golave e filloi Daniel Sturridge, pasuar nga Adam Lallana dhe Gary Cahill.

Kliko per me shume info

Në dy takimet tjera të Grupit F, Malta është mposhtur nga Sllovenia 0-1, ndërsa Sllovakia ishte e pa mëshirshëm për Lituaninë, të cilën e mposhti 4-0.

Anglia kryeson grupin me 10 pikë, e pasuar nga Sllovenia me 7 pikë, e treta është Sllovakia me 6 pikë, kurse tre pozitat e fundit i kanë Skocia, Lituania dhe Malta.

Anglia mundi Skocinë me rezultatin 3-0, në Wembley, por në shkallët e stadiumit pati përleshje mes tifozëve.

Në video dhe foto të publikuara nga mediat britanike duken disa tifozë të cilët sulmojnë njëri-tjetrin.

“Tartan Army” grup i njohur nga tifozët skocezë nuk u përleshën vetëm në stadium, por gjatë gjithë ditës, kanë bërë veprime të shëmtuara, duke mos respektuar edhe aktivitetet që u shënuan në përkujtimin e ditës së dëshmorëve në Angli.

angli-skoci16

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here