Atentatori te ish – Ekspozita “u pengua” nga dy fëmijë, dyshohet për vrasës me pagesë

mustafaraiPersoni që qëlloi ndaj Andi Mustarafajt, mesditën e 28 Tetorit në një lokal në zonën e ish –Ekspozitës, dyshohet të jetë një vrasës me pagesë. Policia nuk ka mundur ta identifikojë atë.

Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se kamerat e sigurisë së lokalit nuk e kanë filmuar momentin kur ai ka qëlluar ndaj 29 – vjeçarit. Vetëm njëra prej tyre e ka fiksuar atë nga pas, në momentin që është larguar me vrap pas atentatit.

Ai mbante një kapele në kokë. I është afruar nga anash shënjestrës që ishte i ulur vetëm në tavolinë dhe e ka qëlluar disa herë në trup, siç tregohet në këtë skemë 3D, të ndërtuar në bazë të të dhënave hetimore.

Ka përdorur një pistoletë me silenciator. Dyshohet se 3 deri në 5 plumba e kanë prekur Mustafarajn në stomak, zorrë e mëlçi. Të gjithë plumbat kanë bërë hyrje dhe dalje, ndaj numri i tyre nuk është përcaktuar ende.

Mustafaraj nuk ka mundur ta shohë atentatorin, pasi ai i ka ardhur anash nga rruga dhe i është afruar në një distancë të afërt.

Hetuesit thonë se qëllimi ka qenë eliminimi i Mustafarajt, por atentatorit i ka dalë një pengesë. Ngjitur me shënjestrën kanë qenë dy femijë të vegjël dhe ky fakt, sipas hetuesve, ka bërë që ai ta ulë pistoletën për ta qëlluar në bark 29 – vjeçarin dhe jo në kokë.

Andi Mustafaraj ruhet në masa të forta sigurie në Spitalin e Traumës, 24 orë me radhë. Ai nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm për hetimet, duke thënë se nuk ka mundur ta njohë atenatorin.

Policia tha zyrtarisht se Mustafaraj është mik i ngushtë i Elton Çiçës, një person me precedentë kriminalë që u ekzekutua me 2 pluma në kokë mbrëmjen e 1 Majit të këtij viti, në një lokal në zonën e ish – Bllokut, ngjarje për të cilën janë shpallur në kërkim Jani Aliaj dhe Renato Milloshi.

Edhe në vrasjen e Çiçës, autori mbante një kapele në kokë. Grupi hetimor dyshon se ngjarjet kanë lidhje me njëra – tjetrën dhe po hetohet pista e lidhjes së dy atentateve me plagosjen e Nelgert Patës, në Gusht të këtij viti në një lokal prapë Parkut të Autobusëve, në rrugën e Kavajës.

Nelgert Pata njihej si armik i Elton Çiçës. Edhe pse u plagos, ai u largua dhe nuk u dorëzua në polici./klan

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-elbasan

Arrestohet hajduti i banesave në Elbasan, 5 vjedhje në një muaj (Emri)

Policia e Elbasanit ka arritur të ve në pranga një 30 vjeçar ...