Ancelotti: Ky është problemi nga i cili po vuan Bayerni

Sport

anceloti-bayernDitë të vështira për trajnerin Carlo Ancelotti. Ai është gjithnjë i qetë, kështu që aktualisht po vuan të shfaqë karakterin e tij të paqtë, sepse Bayern München duhet “shkundur” mirë pas dy humbjeve të fundit (në Dortmund dhe Rostov).

Italiani, pavarësisht rezultateve, është optimist. Të paktën kështu u shfaq sot në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Bayer Leverkusen-in (nesër, ora 18:30, në “Allianz Arena”), kundërshtar ndaj të cilit ai mendon se është i duhuri për të bërë kthesën me lojë të mirë. “Mendoj se kjo ndeshje është një mundësi e mirë për t’u rikthyer te fitoret. Kemi vuajtur në sfidat e fundit, e pranoj. Them se nuk kemi një fizik, por taktik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk jemi mjaftueshëm kompaktë dhe as agresivë. Nuk duhet t’u lëmë kundërshtarëve aq shumë mundësi. Sistemi nuk po funksionon? Nuk mendoj se është i rëndësishëm, duhet vetëm ta interpretojmë me agresivitet. Duhet të kemi durim. Unë nuk jam i lumtur, por jam optimist. Jam i bindur që do dalim shpejt nga kjo gjendje”, – u shpreh tekniku para gazetarëve. Ancelotti dha disa lajme të mira. Në skuadrën bavareze janë rikthyer të dëmtuarit Arjen Robben, Javier Martinez, Manuel Neuer dhe Arturo Vidal, lojtarë të cilët nuk luajtën në Champions League ndaj rusëve.

Megjithatë, Don Carlo saktësoi se Boateng dhe Vidal nuk do të jenë në fushë nesër. “Boateng nuk ndihet mirë, nuk do të rrezikojmë, ashtu si me Vidal-in”, – tha 57-vjeçari. I pyetur për kritikat e drejtuesit Karl-Heinz Rummenigge për mbrojtësin Boateng, mjeshtri i taktikave u përgjigj: “Është normale që hierarkia e klubit të reagojë në situata të tilla, por Jerome e di se duhet të bëjë më mirë.”

ME TE LEXUARAT