E frikshme, ja sëmundjet që mund të merrni gjatë seksit anal

seksssSi shumë aktivitete seksuale, seksi anal mbart riskun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
Çfarë është seksi anal?

Seksi anal është një lloj aktiviteti seksual që përfshin zonën anale. Kjo nënkupton: penetrimin e anusit me penis, me gishta apo lodra seksi, si dhe seksin oral.

Kliko per me shume info

Cilat janë rreziqet kryesore të seksit anal?

Seksi anal ka rreziqe më të larta për përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) krahasuar me aktivitetet e tjera seksuale. Kjo për faktin se cipa e brendshme e anusit është e hollë dhe lehtësisht e dëmtueshme dhe si rrjedhojë më e prekshme nga infeksionet.

LEXO EDHE:  Njihuni me Admirin nga Kosova që jeton në Zvicër, që ka lindur me gjini të gabuar

IST-të që mund të transmetohen përmes seksit anal përfshijnë:

mykun
herpesin gjenital
gonorrenë
hepatitin B
HIV
sifilizin
lythat gjenitalë
Disa infeksione të shkaktuara nga bakteret apo virusi mund të kalohen përmes seksit oral-anal, si hepatiti A dhe E.coli. Gjithashtu IST-të transmetohen nga futja e gishtit në anusin e partnerit.

Si ta bëni të sigurtë seksin anal?

LEXO EDHE:  Këto foto janë ANORMALE, do ngeleni pa fjalë nga ajo çfarë do shihni

Përdorni prezervativë për t’u mbrojtur nga IST-të ndërsa kryeni seks anal. Përdorni lubrifikues me bazë uji, që mund t’i gjeni në farmaci. Lubrifikuesit me bazë vaji (si locionet apo hidratuesit) mund të shkaktojnë probleme me prezervativin.

Çiftet duhet të përdorin një prezervativ të ri nëse do të kryejnë seks vaginal pas seksit anal. Kjo është e rëndësishme për të shmangur transferimin e baktereve nga anusi në vaginë, duke çuar kështu në infeksione urinare./Shendeti/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here