Ana e errët e këngëtares së famshme, ja sëmundja nga e cila vuan

adeleeAdele është shumë strikte sa i takon jetës personale, madje ajo edhe ka anuluar shumë koncerte për të qënë sa më pranë familjes. Por në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo është rrëfyer për sëmundjen që e ka kapluar.

Adele u rrëfye në numrin e ri të revistës “Vanity Fair” për jetën e saj personale dhe luftën e saj me depresionin. “Kam një anë shumë të errët. Bie shumë lehtë në depresion”, ka thënë këngëtarja me famë botërore.

Fituesja e 10 çmimeve Grammy tha se problemet e saj me depresionin filluan kur ajo ishe 10 vjeçe, pak pas vdekjes së gjyshit. Ajo pranoi se nuk ka mendime vetvrasjeje, por i duhet të takohet rregullisht me një terapist.

Ajo tregoi se ka vuajtur nga depresioni pas lindjes, por ndryshe nga një pjesë e madhe e nënave që nuk duan të rrinë pranë fëmijës, ajo u bë obsesive. “Isha e fiksuar me tim bir. Ndihesha e papërshtatshme. Ndihesha sikur kisha bërë gabimin më të keq në jetë. Depresioni mund të shfaqet në shumë forma”, ka thënë ajo.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reperi shqiptar bie ‘pre’ dhe degjenerohet, publikohen bisedat intime

Reperi shqiptar bie ‘pre’ dhe degjenerohet, publikohen bisedat intime (+18)

Reperi i njohur 2 Ton kohë më parë është spekuluar se kishte ...